Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 63,7%.
Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, ka thënë se puna e palodhshme e Osmanit është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tani.
“Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63,7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash”, ka shkruar Kupina.
Sipas tij, Osmani mbetet politikania që u qëndron besnike parimeve dhe premtimeve.
“Një presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, tha më tej Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani./KultPlus