UBT News

Më 6 tetor Google do të lansojë telefonët e rinj dhe orën e parë inteligjente

Më 6 tetor Google do të lansojë telefonët e rinj dhe orën e parë. Google tha se do të zbulojë më shumë për telefonët e saj, Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro, dhe orën e parë inteligjente të kompanisë, Pixel Watch. Kompania tha se të gjitha produktet do të jenë të disponueshme për t’u porositur në të njëjtën ditë.

Ngjarja është planifikuar të fillojë në orën 10:00 ET dhe do të mbahet në qytetin e New York-ut.

Google tashmë tregoi rreth telefonëve dhe orës në muajin maj gjatë konferencës Google I/O, por nuk dha detaje për aftësitë e reja të Pixel 7 ose Pixel 7 Pro.

Kompania shfaqi vetëm një video dhe fotografi. Të njëjtën gjë bëri edhe për orën e saj të parë, e cila pritet të lansohet në vjeshtë dhe do të ofrojë disa veçori të Fitbit./UBTNews/

Exit mobile version