Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, por aty iu bashkua kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku shkuan te objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai po mbahen peng nga Ministria e Financave.
“Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash poashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqyteti. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë jo ligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave duke u arsyetuar me arsyetime të kota e jo ligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me iu hedh hi syve”, tha Rama.
Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” u ka bërë lutej zyrtarëve qeveritarë që
“Kërkojë nga zyrtarët me na prit e me pasë një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftojë qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar por jo edhe me 28 dhjetor nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftojë qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtorët e Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbetë pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, tha përfaqësuesi./EO
