UBT News

Më 25 janar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë

Më 25 janar 2021 do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u tha se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët. Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe dy nisma për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare:

Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare në “Hani i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.

Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./UBTNews

Exit mobile version