Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahet më 24 mars, në orën 11:00. Lajmin e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Aktakuza i bën përgjegjës Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999./UBTNews