Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, draft-rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë do jetë pjesë e agjendës bëri të ditur institucioni.
Ndërsa kjo rezolutë e propozuar mëton të shpallë 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
Kjo rezolutë u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si dhe të gjykatave vendase.
Siç thuhet edhe në tekstin e rezolutës OKB-ja “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore, duke zhvilluar programe ët përshtatshme, por po ashtu si shenjë të kujtesës, në mënyrë që të parandalohet mohimi dhe shtrembërimi i fakteve, dhe kryerja e gjenocidit në të ardhmen”.
Megjithatë në tekst po ashtu theksohet edhe rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në mënyrë që të varrosen dinjitetshëm, dhe bëhen thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale për kryesit e gjenocidit në Srebrenicë, ku ende nuk janë përballur me drejtësin.
Edhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së i është kërkuar “të themelojë një program informues të titulluar ‘Gjenocidi në Srebrenicë dhe OKB-ja’”, të nisë kështu aktivitete dhe përgatitje për 30 vjetorin e gjenocidit më 2025, duke i kërkuar po ashtu sekretarit që të tërheqë vëmendjen të gjitha shteteve anëtare të kësaj rezolute.
Gjermania dhe Ruanda janë shtetet të cilat hedhën dritën mbi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, pasi këto dy shtete bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e rezolutës.
Gjenocidi në Srebrenicë, u vranë së paku 8.372 boshnjakë, dhe krimet e tjera të kryera në këtë rajon, më shumë se 50 persona janë dënuar me rreth 700 vjet burgim.
Në mesin e këtyre të dënuarve janë edhe presidenti i Republikës Sërpska në kohën e luftës, Radovan Karaxhiq, dhe komandati i përgjithshëm i ushtrisë serbe në atë kohë, Ratko Mlladiq./REL