Paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Sipas njoftimit, më 2 shkurt të vitit 2023, pas vendimit të instancës së parë, shkalla e dytë do pritet të japë epilogun për këtë rast.
Aktgjykimi do të merret nga gjykatësit Michele Pikar – kryesuese, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen – si anëtarë.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se seanca do të fillojë në ora 14:00.
Gjykimi do të jetë publik dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, gjuhën serbe dhe anglisht përmes faqes së internetit.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.
Krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.