Peronat me dy shtetësi, do të kenë mundësi të votojnë më 17 tetor si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.
Admir Shabani, zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në RMV sqaroi për Euronews Albania se në këtë shtet votuesit do të identifikohen nëpërmjet procesit biometrik.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë një problem për qytetarët me dyshtetësi që duan të votojnë edhe në Kosovë.
Ndërkohë për procesin e votimit në Kosovë, zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se në këtë shtet votuesit do të identifikohen nëpërmjet bojës në gisht dhe ky nuk do të jetë një problem për procesin e votimit në RMV.
Zgjedhjet vendore në Kosovë dhe RMV pritet të zhvillohet më 17 tetor.
Në RMV po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.