Sindikata të ndryshme në Belgjikë kanë bërë thirrje për një grevë njëditore më 16 dhjetor për të kërkuar paga më të mira përballë rritjes së kostove të jetesës.
Greva mund të ndikojë negativisht në bizneset dhe transportin në të gjithë vendin.
Sindikatat po kërkojnë paga më të larta dhe një çmim tavan për produktet e energjisë.
Ndërkohë, Aeroporti i Brukselit do të zbatojë masa të ndryshme për të parandaluar ndërprerjet për shkak të grevës.
Një pjesë e konsiderueshme e stafit të sigurisë dhe shërbimeve tokësore të aeroportit pritet t’i bashkohen grevës.
Për të parandaluar ndërprerjet, Aeroporti i Brukselit u ka kërkuar kompanive ajrore të reduktojnë kapacitetin e tyre ditor të fluturimit me 70%.
Në këtë kuadër, pasagjerët që kanë një fluturim nga Brukseli më 16 dhjetor do të informohen nga transportuesit për situatën./AA