UBT News

Më 13 nëntor zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, në garë pesë kandidatë

Edhe shtatë ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet për këshillat kombëtar të pakicave në Serbi, zgjedhje të cilat do të mbahen më 13 nëntor, me ç’rast kandidatët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës kanë intensifikuar fushatën elektorale.

Në garë për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi janë pesë parti politike, gjegjësisht pesë kandidatë. Me numrin rendor 1 është Partia Demokratike me kandidat Agim Halitin, me numër 2 është Partia për Veprim Demokratik me kandidat Ragmi Mustafin, me numër 3 është Lëvizja e Progresit Demokratik me kandidat Nevzad Lutfiun, me numër 4 është Alternativa për Ndryshim me bartës të listës Levent Qazimin dhe me numër 5 është Partia Demokratike Shqiptare me kandidat Enver Mehmetin.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka 15 këshilltarë dhe në fokus ka katër fusha: arsimin, kulturën, gjuhën dhe përdorimin e simboleve kombëtare./UBTNews/

Exit mobile version