Me 100 euro false një person tentoi të blente gjësende në një market në Lubizhdë të Prizrenit.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndërsa, monedha e falsifikuar është konfiskuar nga policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me një monedhë prej 100 euro të falsifikuar, ka tentuar të blejë gjësende në një market. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.