Nga 10 korriku do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Një aktivitet me rëndësi është operacioni i votimit përmes postës që do të filloj nga data 10 korrik, pra periudha e regjistrimit si votues jashtë vendit”, tha kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.
Ylli Buleshkaj, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, ka njoftuar se kanë vëzhguar Konventën e 3 korrikut të PDK-së dhe nuk kanë has në ndonjë shkelje.
“Vlen të përendet se kemi vëzhguar Konventën e zgjedhjes së kryetarit të PDK-së dhe nuk kemi vërejt diçka në kundërshtim me ligjin që e rregullon këtë fushë. Nuk kemi pasur asnjë subjekt që nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje dhe kemi vetëm një koalicion parazgjedhor”, deklaroi ai.