UBT News

MD-ja me grup punues për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës

Ekzekutivi në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për themelimin e grupit për përgatitjen e analizës për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Propozimin e ka bërë ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka sqaruar se grupi punues do të këtë përgjegjësine përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Paraqes para jush për shqyrtim dhe aprovim propozim – Vendimin për Themelimin e Grupit Punues për Përgatitjen e Analizës për themelimin e institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Një propozim të tillë e kemi votuar ditë me parë, por me rastin e aprovimit janë përvjedhur disa lëshime teknike, dhe pas konsultimeve me Kryeministrin, kemi vlerësuar se duhet propozuar sërish këtë çështje. Grupi punues do të këtë përgjegjësinë përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe Ministrisë së Drejtësisë do t’i paraqes analizën me opsionet që duhet ndjekur për themelimin e Institutit pë hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë. Bazuar në rëndësinë dhe nevojën që ka dokumentimi i krimeve të luftës, themelimi i një mekanizmi për këtë çështje, është ndër prioritetet e mija si Ministër i Drejtësisë dhe rrjedhimisht edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj ju ftoj për aprovim të këtij propozimi”, deklaroi ai.

Në këtë mbledhje gjithashtu është marrë vendim, me propozim të ministrit Selimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht emërimin e përfaqësuesit të Departamentit për Drejtësi Tranzicionale si njësi pasuese e Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës, në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës.

Exit mobile version