UBT News

McDonald’s shet të gjitha bizneset në Rusi

Kompania McDonald’s ka njoftuar se do t’i japë fund veprimtarisë së saj në tregun rus dhe ka filluar procesin e shitjes së të gjitha bizneseve në Rusi pas 30 vitesh veprimtari.

Në muajin mars, McDonald’s tha se do të mbyllë përkohësisht 850 restorante në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s”, thuhet në deklaratë.

McDonald’s do të shesë të gjitha restorantet në Rusi te një blerës vendas. Ndërkohë që në Ukrainë, restorantet e McDonald’s po mbesin të mbyllura ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj./UBTNews/

Exit mobile version