UBT News

McConaughey zbulon arsyen e vërtetë pse humbi rolin e Jack në “Titanic”

Matthew McConaughey ka sqaruar së fundmi arsyen pse nuk mori rolin e Jack Dawson në filmin legjendar “Titanic” — dhe, sipas tij, kjo nuk kishte të bënte fare me aksentin e tij.

“Ai është thjesht një thashethem,” tha aktori gjatë një interviste në The Bright Side nga Hello Sunshine.  “Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për aksentin apo ndonjë gjë të tillë.”

McConaughey, i cili në atë kohë ishte në ngritje të karrierës, ishte në garë për rolin që përfundimisht shkoi tek Leonardo DiCaprio, në krah të Kate Winslet, nën regjinë e James Cameron. “Arsyeja ishte e thjeshtë — thjesht nuk e mora rolin,” tha ai me humor.

Megjithatë, një version tjetër i ngjarjes vjen nga libri i ardhshëm i kujtimeve të ndjerit Jon Landau, bashkëprodhues i filmit. Sipas tij, McConaughey e humbi rolin pikërisht për shkak të aksentit të tij jugor.

Landau kujton se gjatë provave, Cameron i kishte kërkuar aktorit nga Teksasi të provonte linjat me një theks më neutral. Por McConaughey kishte refuzuar me fjalët: “Jo, kjo ishte mirë. Faleminderit.”

Sipas producentit, pas këtij momenti, mundësitë e McConaughey-t për të luajtur në Titanic morën fund.

Rolin legjendar e fitoi më pas Leonardo DiCaprio, ndërsa filmi i vitit 1997 u bë një nga më të suksesshmit në historinë e kinemasë, duke fituar 11 çmime Oscar dhe duke e katapultuar DiCaprion në famë botërore. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version