Vetëm katër të mbijetuar janë gjetur, pasi një varkë me 45 refugjatë dhe migrantë u mbyt në brigjet e Jemenit, deklaroi zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
”Varka ishte mbytur pranë qytetit Taiz, dje në mbrëmje, për shkak të erërave të forta dhe mbingarkesës”, shkroi UNHCR në X.
“Vetëm katër të mbijetuar u gjetën. Kjo nxjerr në pah udhëtimet e rrezikshme midis Jemenit dhe Afrikës”, shtoi ajo.
UNHCR tha se po punonte me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe partnerë të tjerë për të ndihmuar të mbijetuarit. Çdo vit mijëra emigrantë afrikanë shkojnë në Jemen me varka.
Nga vendi i shkatërruar nga lufta, shumica e tyre udhëtojnë në shtetet e pasura të Gjirit në kërkim të punës./UBTNews/