UBT News

Mbytet një 66-vjeçar në plazhin e Golemit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit, ku është mbytur një pushues. Bëhet me dije se është mbytur një pushues nga Ukraina, shtetasi A.R., rreth 66-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Edhe pse pushesit e tjerë kanë bërë të mundur të nxjerrin të moshuarin nga deti, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë që në pak ditë, ky është viktima e katër që mbytet në vendin tonë. Kujtojmë që tre ditë më parë dy persona u mbytën në plazhin e Spillesë, ndërsa një tjetër në Velipojë.

Exit mobile version