UBT News

Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj mbylljes së institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të Veriut.

Ministri tha se keqpërdorimi i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund.

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës sot pak para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut në lidhje me verifikimin e pronës së tyre tek “Tre rrokaqiejt”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se është mbyllur kati i parë i kësaj ndërtese nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Exit mobile version