UBT News

Mbyllja e fazës së parë të negociatave për Ukrainën, reagon Departamenti i Shtetit

DASH ka njoftuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka arritur një marrëveshje me zyrtarët rusë për krijimin e një “mekanizmi konsultimi” për të adresuar tensionet në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. Sipas njoftimit, Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ranë dakord për të formuar ekipe të nivelit të lartë që do të punojnë për të krijuar një rrugë që mund të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Një tjetër element i rëndësishëm i diskutimeve ishte angazhimi për të ristrukturuar ambasadat e dy shteteve dhe për të mbajtur kanale diplomatike të hapura, për të mundësuar një angazhim të vazhdueshëm në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Rubio dhe Lavrov gjithashtu ranë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm në mundësitë ekonomike dhe investimet që mund të dalin nga një përfundim i suksesshëm i marëveshjes së paqes.

Megjithatë, Ukraina dhe Evropa kanë shprehur shqetësimin se mund të arrihet një marrëveshje pa përfshirjen e Kievit dhe aleatëve të saj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar se Ukraina nuk do të pranojë një rezultat pa pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë në negociata.

Exit mobile version