Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Mjekësia Sportive është mbyllur për shkak se nuk ka pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në këtë klinikë. Katër pacientët e fundit që ishin në këtë Njësi janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.
Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore./UBTNews