UBT News

Mbyllet blogu i ish-presidentit Donald Trump

Blogu i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është mbyllur pas afro një muaji që u hap. Këshilltarët e tij njoftuan se ai do të hapë një platformë më të madhe sociale.

Jason Miller, një zëdhënës i lartë i Trumpit i CNBC-it se faqja e tij nuk do të kthehet.

Blogu, “From the Desk of Donald J.Trump”, u lansua më 4 maj, disa muaj pasi ish-presidenti është suspenduar nga Facebook dhe Twitter.

Në atë kohë, faqja konsiderohej si platformë përmes së cilës Trumpi do të mund të komunikonte me mbështetësit e tij./UBTNews

Exit mobile version