UBT News

Mbyllet Akademia Ndërkombëtare Verore e Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale, ka vazhduar aktivitetin e tyre me ligjërata dhe diskutime mbi tema të ndryshme që preokupojnë shoqërinë dhe i përkasin kësaj akademie.

Prof.dr Hasan Metin ka hapur ditën e tretë të akademisë me ligjëratën e mbajtur mbi menaxhimin strategjik, duke shtjelluar mënyrën se si planifikohet, monitorohet, analizohet dhe vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme ky lloj sistemi strategjik i menaxhimit, teksa drejtori i Certiadria, Marko Serafimovski dhe drejtori i Certiport, Arek Jaëorski, kanë folur rreth transformimit digjital përgjatë edukimit digjital që tani është bërë trend i kohës në të cilën po jetojmë.

Për strategjitë e reja të marketingut ka ligjëruar profesoresha e UBT-së, prof.dr Nora Dushi, ndërsa për rrezikun dhe mashtrimin në industrinë bankare, njohuritë e tij i ka ndarë me studentët pjesëmarrës, msc. Besnik Alidemi, teksa ditën e tretë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale e ka përmbyllur, msc. Irene Dubin, me ligjëratën rreth shëndetit mendor në vendin e punës.

Në ditën e fundit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Shërbimeve dhe Produkteve Profesionale, ligjëruan përfaqësues të Raiffesien Bank, të cilët ndanë përvojat e tyre rreth temave të ndryshme.

Për marketingun në industrinë bankare shpjeguan detaje Antigona Limani Bekteshi dhe Ilir Bekteshi, ndërkaq për depon e të dhënave u përkujdes që të flasë Lorik Berisha. Rreth eksperiencave të konsumatorëve foli Gentiana Avdijaj nga po kjo kompani, ndërsa për menaxhimin e burimeve njerëzore foli Burim Brahimi.

Exit mobile version