UBT News

Mbyllet Akademia Ndërkombëtare Verore e Erasmus+

Akademia Ndërkombëtare Verore e Erasmus+, ka bërë përmbylljen e saj, me aktivitete të larmishme që ndërlidhen me Augmented Reality dhe Virtual Reality, me pjesëmarrës të universiteteve nga vendi dhe rajoni.

Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, Akademia Ndërkombëtare e Erasmus+ ka mbajtur trajnime me sesione të ndryshme për sa i përket teknologjive virtuale.

Studentët pjesëmarrës kishin mundësi që të marrin njohuri dhe aftësi të ndryshme nga ekspertë nga Polonia dhe vende të tjera të ndryshme të botës, në mënyrë të kombinuar, fizikisht dhe virtualisht.

Këto trajnime janë mbajtur me qëllim specifik për ngritjen e kapaciteteve në fushën e teknologjive virtuale, me ligjërata që u zhvilluan nga fusha unity 2.2, teksa studentët u ndanë të kënaqur me atë që u ligjërua, duke u shprehur të lumtur për faktin se kanë praktikuar gjëra të ndryshme rreth teknologjive virtuale, përfshirë modelimin e objekteve 3D me blender, skicimin e skenave në virtual reality, si dhe interaction usibility testing.

Në fund të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Erasmus+, që u zhvillua në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, studentëve u ka ndarë certifikatat, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

Exit mobile version