UBT News

Mbyllen tri lokale për mosrespektim të masave në Malishevë

Policia e Kosovës ka mbyllur tri lokale në Malishevë për mosrespektim të masave antiCOVID.

“Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, më 14.09.2021, duke filluar nga orët e mbrëmjes, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë në qytetin e Malishevës”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “Njësitë policore së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tre lokale në këtë zonë”.

Exit mobile version