UBT News

Mbyllen sot bisedimet për qeverinë e re në Itali

Mbyllet sot në mesditë raundi i dytë 36 orësh i takimeve mes të deleguarit për krijimin e qeverisë italiane me bazë të gjerë të Mario Draghi dhe partive në Senat.

Deri atëherë, Draghi do t’i parashtrojë palëve planin konkret të ndërtimit të qeverisë ku në takime priten partitë e mëdha.

Pas kësaj mund të gjykohet për një takim palësh jashtë Senatit, si dhe prezantimi para shoqërisë civile.

Deri me tani ai duket se e ka mbështetjen e gjerë, që do të thotë se nesër mund të bëhet edhe prezantimi i emrave të piketuar për ministra.

Exit mobile version