Tajvani do t’i mbyll shkollat dhe qendrat e edukimit për 10 ditë pas rritjes së rasteve me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
“Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në Tajvan, dhe për ta parandaluar rrezikun e infeksionit, të gjitha shkollat dhe çerdhet do të mbyllen nga 19 maji (e mërkurë) deri më 28 maj (e premte)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në kryeqytetin e Taivanit, Taipei të gjitha shkollat dhe çerdhet tashmë janë mbyllur për dy javë./UBTNews