Gjatë shtatë ditëve (7 prill-14 prill), Policia e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar 767 tiketa ndaj personave që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID. PK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur pesë lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.
“Këto masa po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave, të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligjin 07/L-006, janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore”, njoftoi PK-ja.
Policia apelon te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre./UBTNews