UBT News

​Mbyllen komunat ilegale të Pejës, Istogut dhe Klinës

Policia mbyll strukturat paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla njoftoi se në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Ministri u zotua se Kosova mbetet e përkushtuar në fuqizimin e institucioneve të Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj./UBTNews/

Exit mobile version