UBT News

Mbyllen hetimet për Ilir Metën, avokati: Mali i akuzave ra poshtë

Prokurori Sotir Kllapi i komunikoi sot mbylljen e hetimeve ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani ishte i pranishëm si mbrojtës, ndërsa ish-presidenti Meta, u transportua nga 313 në ambientet e SPAK.

Në deklaratën për mediat, pas seancës, avokati tha se Meta bëri shpjegime për tre akuzat që rëndojnë ndaj tij. “Nuk kishte asgjë të re. Mali i akuzave ra poshtë. Do të vazhdojmë me gjykim të zakonshëm“, tha Cakrani.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.

Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat, dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.

Exit mobile version