Holanda ka mbyllur baret dhe restaurantet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Spitalet në Amsterdam dhe Hagë janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve.
Spitalet në Gjermaninë perëndimore kanë përgatitur shtretër rezervë për t’i pranuar pacientët holandezë nëse është e nevojshme, ashtu siç ndodhi në fazat e para të pandemisë./UBTNews