UBT News

Mbyll punimet Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022)

Konferenca e Akademikëve të Diasporës (Diaspora Academician Conference 2022) ka mbyllur punimet e saj, nga ku në ditën e dytë të zhvillimit të kësaj konference, që u mbajt në qytetin e Prizrenit në Qendrën e Teknologjisë dhe Inovacionit të UBT-së në këtë qytet, u trajtuan çështje të ndryshme që kishin të bëjnë me sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Në disa sesione të ndara, panelistët: Diana Unander, Simon Floeth, Ercan Canhasi, Gramoz Karagjyzi dhe Gazmend Kajtazi, nën moderimin e Arianit Kurtit nga Linnaeus University dhe Arsim Susurit nga Universiteti i Prizrenit, diskutuan për mundësitë e ndërlidhjes së industrisë me akademinë për programin e doktoratës, duke ndarë përvojat dhe eksperiencat e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke qenë edhe vet pjesë e industrisë dhe akademisë.

Diskutimin panelistët përgjatë kësaj konference e shtrinë mbi sfidat dhe vështirësitë që mund të kenë në implementimin e këtij projekti, në të njëjtën kohë edhe për mundësitë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërlidhnin edhe industrinë me akademinë.

Exit mobile version