Në Hagë po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Avokati i tij mbrojtës, David Hooper, ka thënë se javët e ardhshme do të kërkojë lirimin me kusht të Thaçit.
“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, deklaroi mes tjerash Hooper.
Ndërkaq ish-presidenti Thaçi i ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzat ndaj tij, dhe u vetdeklarua i pafajshëm./UBTNews