UBT News

Mbrojtja kërkon lirimin me kusht të Gucatit

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati është paraqitur sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mbrojtja ka kërkuar nga gjykatësi lirimin e tij me kusht, derisa procesi është pezull dhe nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.

“Gucati e ka refuzuar arrestimin dhe çështjet që ngritën brenda fletarrestimit. Gucati është në paraburgim dhe mbetet në paraburgim ndërkohë që pret përgjigjen e Prokurorisë. Kërkoj nga ju gjykatës, dhënien e lirisë me kusht. Kam bërë edhe një kërkesë me shkrim për lirimin me kusht të Gucati”, tha mes tjerash Rees.

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Exit mobile version