Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjve.
Në kuadër të këtij aksioni, policia ka hasur në katër persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Ferizajt dhe po i transportonin ato me një kamion, dy automjete furgon dhe një traktor.
Në stacionin policor në Ferizaj janë shoqëruar katër persona dhe pas intervistimit, ndaj njërit është ngritur kallëzim penal, ndërsa ndaj tre të tjerëve janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa automjetet, traktori dhe drunjtë u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatën e PK-së.