UBT News

Mbrojtja e Lekajt e konsideron skandaloz vendimin e Gjykatës

Mbrojtja e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka konsideruar skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin me 3 vjet e tetë muaj burgim të Lekajt.

Avokati i Lekajt, Musa Damati, para mediave tha se të njëjtin do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit.

Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Exit mobile version