(Sulmet agresive të sinkronizuara dhe aktet kriminale terrosite kundër infrastrukturës kritike, siç është rasti i shkatërrimit të një pjese të trasesë së kanalit të ujit të Ibër Lepencit në Veriun e Kosovës, përbëjnë një çështje serioze për sigurinë kombëtare, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike).
Kanali i Ibër Lepencit është një burim jetik për ineresin e qytetarëve dhe atë nacional, duke përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm, për bujqësinë dhe specifikisht në sektorin energjetik për prodhimin e energjisë, ftohjen e kontezatorëve dhe paisjeve në sektorin e prodhimit në sistemin termoenergjetik të Kosovës.
Sulmi në këtë kanal është kërcënim më kritik, që kërkon vëmendje të veçantë për tu përgjigjur pakompromis çdo institucion i sigurisë dhe drejtësisë dhe në një unitet të brendshëm të faktorit politik vendor:
Sulmi i shpërthimit me eksploziv – mjete ushtarake të përdorura nga grupet kriminale ndaj kanalit Ibër Lepenc për nga rëndësia strategjike në infrastrukturën kritike, ka pasë për qëllim të ndikoj drejtpërdrejt në normalitetin e jetesës së qytetarëve. Çdo ndërprerje ose dëmtim i tij mund të shkaktojë mungesa të ujit për qindra mijëra njerëz dhe biznese, dhe sidomos për minimin e sistemit energjetik. Kuptohet se natyrat e sulmit me dëmtim fizik, ka pasur për qëllim të dëmtojë rrjedhën e kanalit për të ndërprerë furnizimin me ujë, duke paralizuar jetën e qytetarëve dhe paralizimin e sistemit energjetik në Kosovë.
Ky sulm i realizuar nga hedhja në erë me mjete shpërthyese eksplozuese, por vetëm kjo situatë, por rreziku në të ardhmen lidhur me rrezikimin nga helmimi për qëllime kontaminimi dhe sabotimi.
Aktet e grupeve kriminale përmes akteve terroriste: Kjo situatë ndërlidhet me grupe të organizuara për të destabilizuar situatën e sigurisë, të cilët janë prezent ende dhe të shpërfaqur masivisht që nga sulmi i pastërt i agresionit terrorist në rastin e Banjskës vitin e kaluar, të cilat kishin qëllim aneksimin dhe destabilizimin e Kosovës.
Zakonisht motivet e sulmeve janë të një natyre politike: Për të krijuar tensione etnike ose destabilizim rajonal, gjithashtu edhe për efekte ekonomike. Kjo në prapavijë në doktrinën pushtuese serbe nënkupton për të penguar ose për të paralizuar furnizimin me ujë si në rastin e Veriut të Kosovës, agresion ky për të përvetsuar dhe dominuar mbi liqenin e Ujmanit.
Domosdoshmëria e një roli shumë aktiv të autoriteteve shtetore të sigurisë së Kosovës, konsiston në sfidat për mbrojtjen e kanalit që përfshijnë koordinimin ndërmjet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Agjencitë e sigurisë dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e infrastrukturës kritike kanë për detyrë të ndërmarrin masa parandaluese me efekte për masat strikte të rekomanduara për mbrojtjen e kanalit Ibër Lepenc dhe përgjithësisht asetet e Infrastukturës Kritike të Kosovës.
Këto masa duhet të përfshijnë monitorimin dhe mbikëqyrjen intenzive: Instalimi i sistemeve të avancuara të kamerave dhe sensorëve për të monitoruar aktivitetin në zonat kritike të veriut, në gjithë perimetrin e kanalit, përfshi monitorimin nga ajri.
Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe institucioneve të ujësjellësit si dhe ndërgjegjësimi i komunitetit, janë fushatat për të informuar popullatën lokale mbi rëndësinë e mbrojtjes së këtij kanali edhe përmes sigurimi fizik me prezencë vëzhgimi të kohëpaskohshëm, apo në këtë fazë kritike patrullimi i rregullt i zonave të rrezikuara dhe vendosja e masave fizike mbrojtëse.
Është i domosdoshëm një studim fizibiliteti për rehabilitimin dhe rivitalizimin e kanalit nga një infrastukturë e stërvjetruar në një model inxhinierik të sigurtë. Duke i përmirësuar protokollet e emergjencës përmes vlerësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokal dhe ndërkombëtar, lidhur me hartimin e strategjive për parandalimin e sulmeve të ardhshme.
Sulmet ndaj infrastrukturës kritike, si rasti i kanalit të ujit në Ibër Lepenc, përfaqësojnë një sfidë të ndërlikuar për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Ky kanal, i cili siguron ujë për bujqësi, industri dhe furnizim të popullsisë, nuk është vetëm një burim i rëndësishëm ekonomik, por edhe një simbol i ndjeshmërisë strategjike të shtetit të Kosovës.
Rëndësia e tij bën që çdo akt sabotazhi të tejkalojë një incident të zakonshëm, duke u kthyer në një kërcënim serioz me efekte të destabilizimit me implikime më të gjera politike dhe sociale.
Në aspektin politik dhe të sigurisë, ky dëmtim ndaj kësaj pjese të këtij kanali, lidhet me përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar situatën e brishtë në veri të Kosovës. Grupi i interesave që kërkon tensionimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve etnike mund të shfrytëzojë këtë lloj të infrastrukturës kritike si një pikë të dobët.
Nga ana tjetër, ky dëmtim i kanalit qëllim kishte të paralizojë bujqësinë dhe industrinë lokale, duke krijuar varësi nga furnizime të jashtme, sidomos të energjisë dhe duke dëmtuar prodhimin vendor. Siq dihet në rastin tonë, ky kanal është strategjik për ftohjen e kontezatorëve në termoelektranet e KEK-ut, që ndikon padiskutim në prodhinin dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
Pas këtij sulmi ngrejmë pyetje mbi gatishmërinë institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Megjithëse janë ndërmarrë disa hapa, mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalim dhe përgjigje është domosdoshme. Monitorimi i pamjaftueshëm, moskoordinimi ndërmjet institucioneve dhe mungesa e ndërgjegjësimit publik krijojnë hapësira që grupe kriminale të brendshme apo elementë të tjerë të jashtëm të keqpërdorin vakume ligjore të zbatimit dhe për rrjedhojë të kemi situata kritike të kësaj natyre.
Si rrugëdalje, është jetike që Kosova të forcojë politikat për mbrojtjen e infrastrukturës kritike përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse. Kjo përfshin investimin në teknologji për monitorim dhe siguri, përmirësimin e legjislacionit dhe krijimin e një kulture ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e Infrastrukturës Kritike. Për më tepër, nevojitet një qasje më proaktive nga komuniteti ndërkombëtar, duke ofruar qasje më serioze ndaj situatës politke në raport me Serbinë në të cilën ndodhet Kosova, në rastin me Veriun e Kosovës, për të ofruar mbështetje politike, teknike dhe ekspertizë.
Në fund, rasti i dëmtimit të kanalit për furnizmim më ujë në Ibër Lepenc, duhet të na shërbej si një kujtesë e qartë se infrastruktura kritike nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe një reflektim i ndjeshmërive politike dhe ekonomike dhe strategjike përgjithësisht të një vendi.
Mbrojtja e tij duhet të shihet si një prioritet strategjik, që ndikon jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Kosovës.
Ndikimi i shtetit të Serbisë në sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë, i përfshirë në rastin e sulmit terrorist ndaj kanalit të ujit në Ibër Lepenc, është një çështje e ndjeshme dhe komplekse që kërkon një përgjigjie, parasëgnithash ligjore, vendime politike të brendshme dhe trysni realiste ndërkombëtare dhe një analizë shtetrore si të veprohet më tutje.
Serbia, vazhdimisht ka përdorur në mënyrë të përsëritur tensionet në Kosovë për të forcuar pozicionin e saj politik, veçanërisht në veri të vendit, ku struktura paralele, grupe kriminale, organizata terroriste, të kontrolluara ose të mbështetura nga Beogradi shpesh shihen si burim i destabilizimit.
Ndikimi i shtetit të Serbisë prezent në veriun e Kosovës përmes përdorimit të strukturave paralele ka mbështetur dhe financuar struktura paralele në veriun e Kosovës, të cilat operojnë jashtë çdo kornize ligjore të Kosovës. Këto struktura jo vetëm që sfidojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës, por jenë të përfshira në të gjitha aktet e sabotazhit si mënyrë për të krijuar kaos dhe për të penguar funksionalitetin e institucioneve vendore në verin e Kosovës.
Retorika politike, përmes deklaratave dhe veprimeve politike, Serbia vazhdimisht minon integritetin e Kosovës si shtet, duke e portretizuar atë si të paaftë për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e të qenirit shtet. Kjo retorikë jo vetëm që inkurajon akte të qëllimshme të sabotazhitsi një formë e “luftës hibride”, por edhe i financon me gjithë aparatin e shtetit serb çdo lëvizje subverzive që pengojnë shtritjen e autoritetrve të Kosovës në Veri të Kosovës.
Mbështetja indirekte për këta aktorë të paligjshëm të strukturave paralele, në shumë raste, ka pasur grupe kriminale serbe në veri të Kosovës, të lidhura me strukturat shtetërore serbe, mund të jenë të përfshira në sulmet ndaj infrastrukturës shtetërore. Kjo krijon një klimë pasigurie që trumbeton idenë serbe për të ruajtur ndikimin politik të Serbisë brenda shtetit të Kosovës.
Masat që duhet të ndërmerren në raste e cenimit të Infrastukturës Kritike, në sektorët vital të shtetit të Kosovës. Për t’i bërë ballë këtij ndikimi dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme, është thelbësore që Kosova të ndërmarrë masa strategjike në disa nivele:
– Forcimi i sigurisë së infrastrukturës kritike dhe Monitorimi teknologjik: Vendosja e kamerave të sigurisë dhe sensorëve përgjatë kanalit dhe objekteve të tjera kritike;
– Patrullimi i përforcuar: Njësitë speciale të Policisë së Kosovës duhet të kenë praninë e përhershme në zonat e ndjeshme;
– Reagimi i shpejtë: Krijimi i një task-forcë të dedikuar për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
– Vazhdimi i luftimit të sinkronizuar i strukturave paralele; Zbatimi i ligjit: Ndërhyrja në strukturat paralele që operojnë jashtë kornizës ligjore dhe që janë të lidhura me aktivitete kriminale apo destabilizuese;
– Ndjekja sistematike penale: Hetimi dhe ndëshkimi i të gjithë individëve të përfshirë në sabotime, akte kriminale dhe mosdurim kushtetues ose mbështetje për këto veprime;
– Diplomaci aktive ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë: Përdorimi i platformave ndërkombëtare për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia për ndërhyrjet e saj në Kosovë.
– Mbështetje nga partnerët: Përfshirja e BE-së dhe SHBA-së në monitorimin dhe mbështetjen e përpjekjeve për mbrojtjen e infrastrukturës Kritike;
– Përfshirja e komuniteteve lokale nē ndërgjegjësimin publik: Informimi i qytetarëve për rëndësinë e infrastrukturës kritike dhe përfshirja e tyre në raportimin e aktiviteteve të dyshimta;
– Ngritja e mirëbesimit: Angazhimi i komunitetit serb në Kosovë për të dekurajuar mbështetjen lokale për veprime destabilizuese;
– Domosdoshmëria për një rishikim të integruar të strategjisë sigurisë në kontekstin e ri të sigurisë;
– Rishikimi dhe hartimi i një plani kombëtar: Një strategji gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, e cila përfshin aspekte teknologjike, njerëzore dhe diplomatike;
– Trajnime të përbashkëta: Forcimi i kapaciteteve të Sigurisë duke përfshirë FSK -në, Policinë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për të trajtuar kërcënimet e sofistikuara;
Qëllimi i këtij artikulli, asnjëherë nuk duhet harruar se ky nivel i ndikimit të Serbisë, i përfshirë direkt në destabilizimin e infrastrukturës kritike në Kosovë është një manifestim i përpjekjeve të saj për të ruajtur ndikimin politik dhe për të sfiduar sovranitetin e Kosovës. Për t’u përballur me këtë sfidë, me përmasa shkatërrimtare, është e domosdoshme që Kosova të veprojë në mënyrë të vendosur, duke forcuar kapacitetet e sigurisë, zbatimin e ligjit dhe diplomacinë ndërkombëtare. Vetëm përmes kësaj qasjeje të bashkërenduar mund të sigurohet mbrojtja e këtyre aseteve jetike, të parandalohen aktet e tjera të sulmeve dhe të mbrohet stabiliteti afatgjatë i vendit në kontekstin e ri të sigurisë që tashmë veq kemi hyrë.
Prof. Dr. Bahri Gashi, profesor në programin e studimeve të Sigurisë në UBT, i profilizuar dhe njohës i politikave të Sigurisë Kombëtare dhe Inteligjencës