Mbreti Mohammed VI ka falënderuar Spanjën, Katarin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për dërgimin e ndihmës pas tërmetit që goditi Marokun, tha të dielën transmetuesi shtetëror Al Aoula.
“Autoritetet marokene kryen një vlerësim të kujdesshëm të nevojave në terren, duke marrë parasysh se mungesa e koordinimit në raste të tilla do të ishte kundërproduktive”, tha mbreti.
“Mbi këto baza, autoritetet marokene iu përgjigjën, në këtë fazë të veçantë, ofertave të mbështetjes të bëra nga vendet mike Spanja, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat sugjeruan mobilizimin e një grupi ekipesh kërkimi dhe shpëtimi”.
“Për më tepër, me ecurinë e ndërhyrjeve, mund të zhvillohet vlerësimi i nevojave të mundshme, gjë që mund të çojë në kthimin në oferta mbështetjeje nga vendet e tjera mike, sipas nevojave të secilës fazë veç e veç”./UBTNews/