Herald V, mbreti i Norvegjisë u dërgua në spital, njoftoi pallati të hënën.
“Mbreti u diagnostikua me një infeksion që kërkon trajtim dhe për këtë arsye do të qëndrojë në spital për disa ditë”, njoftoi pallati.
Pallati tha se monarku 86-vjeçar është në gjendje “të qëndrueshme” dhe po trajtohet në një spital në Oslo.
Mbreti do të merrte pjesë në një ngjarje në Oslo të hënën për të përkujtuar kapitullimin e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, por ai u përfaqësua nga djali i tij dhe trashëgimtari i fronit, Princi i Kurorës Haakon, i cili ka marrë përsipër disa nga detyrat e babait të tij në vitet e fundit./UBTNews/