Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla, Queen Consort, kanë hyrë në Pallatin Buckingham pasi kanë përshëndetur turmat e dashamirësve dhe kanë parë lulet e lëna për nder të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.
Charles buzëqeshi dhe ndau fjalë të shkurtra me shumë nga njerëzit që ishin rreshtuar për ta përshëndetur. Ai pranoi lule nga turma.
Flamuri i Standardit Mbretëror është ngritur, duke treguar se monarku është i pranishëm në Pallat./UBTNews/