Mbreti Charles do ta vizitojë Francën gjatë muajit shtator, pasiqë vizita e tij e planifikuar për muajin mars u anulua për shkak të protestave mbi reformën e pensioneve.
Udhëtimi i tij treditor do të shënonte vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit që nga vdekja e të ëmës, Elizabeth II. Por trazirat sociale që u shkaktuan nga ligji i pensioneve i presidentit francez, Emmanuel Macron, bënë që vizita të shtyhej.
Nga pallati Elysee thonë se kjo vizitë e Mbretit është nder për ta.
“Vizita do të dëshmojë lidhjet e thella historike që kanë të dy vendet dhe dy popujt tanë”, thuhet në deklaratë./UBTNews/