Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin, për kurimin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror, megjithatë është rezervuar në detaje apo specifikimin e kancerit që ka prekur monarkun.
Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka shkruar në “X” se populli i Kosovës i bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.
Charles, i cili erdhi në fron vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham.