Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka sanksionuar anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në mesin e tyre edhe një komandant për përfshirje në “veprimtari armiqësore” nga qeveria iraniane.
Sanksionet që u vendosën në koordinim me SHBA-në, kanë në shënjestër shtatë individë dhe një organizatë, tha Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
“Regjimi iranian dhe bandat kriminale që veprojnë në emër të tij përbëjnë një kërcënim të papranueshëm për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron./UBTNews/