Rusia ka shkarkuar komandantët e lartë për perfomancë të dobët në Ukrainë. Kështu ka deklaruar Inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Rusia ka shkarkuar Sergei Kisel, komandantin e Ushtrisë së Tankeve të Gardës së Parë, për dështimin për të kapur Kharkiv, raporton Kyiv Independent.