UBT News

Mbretëria e Bashkuar hap bazë ushtarake në veri të Norvegjisë

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të mërkurën rreth hapjes së një baze ushtarake në veriun e largët të Norvegjisë për të forcuar aftësitë e NATO-s në Arktik për shkak të shqetësimeve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Baza e sapokrijuar norvegjeze, që njihet si Camp Viking, do të shërbejë si qendër për komandot e marinës mbretërore, njoftoi Marina Mbretërore e Britanisë.

“Një bazë e re operacionale në Arktik do të mbështesë komandot e Britanisë për dhjetë vjetët e ardhshme, ndërsa Mbretëria e Bashkuar nënvizon angazhimin e saj për siguri në Veriun e Lartë”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Exit mobile version