UBT News

Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës “qindra” raketa të mbrojtjes ajrore

LONDON, UNITED KINGDOM - APRIL 26, 2023: British Prime Minister Rishi Sunak departs 10 Downing Street for the House of Commons to attend the weekly Prime Minister's Questions (PMQs) in London, United Kingdom on April 26, 2023. (Photo credit should read Wiktor Szymanowicz/Future Publishing via Getty Images)

Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të ofrojë një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën ndërsa do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të hënën.

Sunak do të konfirmojë mbështetjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën me qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe sisteme të tjera ajrore pa pilot.

Paketa do të dorëzohet gjatë muajve të ardhshëm derisa Ukraina po intensifikon rezistencën e saj kundër pushtimit rus.

Të dy liderët do të takohen në Chequers. Zelensky do të jetë lideri i parë botëror që Sunak e ka pritur në Chequers./UBTNews/

Exit mobile version