Mbretëresha Elizabeta II u fotografua të hënën duke vozitur rreth kështjellës Windsor ndërsa ajo po vazhdon të pushojë nga detyrat mbretërore pas rekomandimit të mjekëve. 95-vjeçarja u shfaq me syza dielli dhe shami duke vozitur veturën.
Në muajin tetor, mbretëresha u detyrua t’i pezullojë disa aktivitete dhe të kalojë një natë në spital për shkaqe shëndetësore. Nga pallati Buckingham thanë se mjekët e këshilluan atë të pushojë dhe t’ju shmanget vizitave zyrtare për së paku dy javë.
Mbretëresha u detyrua të anulojë pjesëmarrjen edhe në samitin e klimës – COP26, në Glasgow të Skocisë, që filloi sot./UBTNews