UBT News

Mbretëresha Elizabetë thotë se mungesa e veprimeve në ndryshimet klimatike është ‘irrituese’

Mbretëresha Elizabetë II thotë se mungesa e veprimeve konkrete në zgjidhjen e krizës klimatike është “irrituese”. Mbretëresha britanike i dha këto deklarata të enjten, në parlamentin e Uellsit.

Mbretëresha ishte duke biseduar me duken e Cornwall-it dhe Elin Jones, kryesuesen e parlamentit, kur u kap ky moment nga kamera.

Në një moment, Mbretëresha flet për samitin e klimës COP26, duke thënë: “Ende s’e di se kush do të vijë”.

Në një sekuencë tjetër, Mbretëresha thotë “është irrituese” kur “flasin, por nuk ndërrmarin veprime konkrete”.

Në përgjigjen e saj, Jones duket se i referohet vërejtjeve të Princit William, i cili deklaroi të enjten “se nuk ka kuptim të shkosh në hapësirë, ne duhet të shpëtojmë tokën”./UBTNews

Exit mobile version