Mbretëresha Elizabetë lansoi linjën e saj të salcës së domateve dhe salcën kafe. Madhëria e saj ka lansuar salcën e domates e cila është ‘ideale për mëngjes ose në çdo kohë të ditës’. Doli në shitje me një çmim prej 6,99 funta për 295 g, krahasuar me salcën Sainsbury, e cila kushton vetëm 60 funta për 460 g.
Salca e cila është e aromatizuar me hurma, lëng molle dhe erëza, vjen në një kavanoz qelqi me një etiketë Royal Estate.
Në shishe është i vendosur mbishkrimi: ‘Shija e preferuar e familjes, e mbushur plot me domate dhe me pak erëza, ky ketchup është i këndshëm. Ky ketchup mund të shijohet në çdo kohë të ditës, i përsosur për t’i dhënë shije një pjate’.
Mbretëresha po shet gjithashtu edhe një salcë kafe me të njëjtin çmim, me mbishkrimin: ‘një salcë me bazë domate e mbushur me uthull dhe erëza’./UBTNews