Mbretëresha Elizabetë rezultoi pozitiv me COVID-19, konfirmoi pallati Buckingham. Përmes njoftimit bëhet e ditur se mbretëresha po përjeton “simptoma të lehta”.
Mbretëresha pati kontakt me djalin e saj, princin e Uellsit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 javën e kaluar.
Bëhet e ditur se një numër i madh njerëzish janë infektuar me COVID-19 në Kështjellën Windsor aty ku qëndron mbretëresha./UBTNews