Derisa princi Charles dhe dukesha e Cornwall-it, Camilla, janë në vetizolim për shkak të COVID-19, mbretëresha Elizabetë iu kthye punës.
Të martën ajo mbajti dy konferenca virtuale. Nga kështjella Windsor ajo u takua me dy ambasadorë britanikë dhe nga pallati Buckingham ajo u takua me Viljar Lubin e Estonisë dhe Jose Pascual Marco Martinezin e Spanjës.
Konferenca virtuale e mbretëreshës të martën shënon herën e parë që ajo kreu një detyrë mbretërore publike që kur u njoftua javën e kaluar se ajo ishte takuar me djalin princ Charles vetëm dy ditë para se ai të rezultojë pozitiv për COVID-19. Një burim nga kështjella mbretërore njoftoi se mbretëresha nuk shfaqi simptoma, por gjendja e saj po monitorohej./UBTNews